Rajoni

Gjukanoviq në forumin e sigurisë në Bratisllavë kërkon anëtarësimin e Kosovës në OKB

Shpërndaje

Ish-presidenti i Malit të zi Gjukanoviq në Forumin e 18-të Global të Sigurisë GLOBSEC në Bratislavë është shprehur se Serbia duhet të largohet nga “krahu i Rusisë” dhe duhet ta konfirmojë këtë duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

E dyta është fundi i pengimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se do të ishte shumë mirë që Serbia të konfirmojë rrugën e saj evropiane dhe mendoj se është koha e fundit që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, tha Gjukanoviq.