Kurti i bën thirrje Serbisë: Ndalni nxitjet për dhunë para se të humbasim ndonjë jetë
Në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes objektin e komunës në Mitrovicë të Veriut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas këtij sulmi me granatë dore.
Kurti në Twitter deklaroi se nga ky sulm nuk u lëndua askush, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë para se siç tha ai, të humbasin jetë.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasim jetë”, ka shkruar Kurti.
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023