Kurti me videomesazh i drejtohet komunitetit serb: Të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është adresuar të mërkurën komunitetit serb që jeton në vendin tonë, përmes një videomesazhi.
Kurti në këtë adresim ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë shumë për komunitetin serb, duke përmendur ndër të tjerash dyfishimin e buxhetit të Zyrës së komisionerit për gjuhët dhe dhënien e granteve për OJQ-të e mediet që mbështesin komunitetin serb.
“E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithëve ne”, ka theksuar Kurti.