RajoniTop Lajme

Kurti viziton tre policët e liruar nga Serbia për Bajram: I falënderova për qëndresën e tyre

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot për festën e Kurban Bajramit ka vizituar tre policët e liruar dy ditë më parë nga autoritetet e Serbisë që ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia”, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.