Ky është serbi i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të premten se është arrestuar njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj.
Ai ka bërë të ditur se i arrestuari është Nemanja Vllaskovic, ndërsa ka thënë se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësinë për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.
“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka përgëzuar në fund Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve.
“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka përfunduar ministri.