MaqedoniTop Lajme

Mickovski i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: “Zgjedhjet, ilaç për dalje nga kriza”

Shpërndaje

Për kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski zgjedhjet janë rrugëdalje dhe ilaç kundër, siç thotë ai, kësaj gangrene kriminale dhe korruptive të quajtur BDI me nënkontraktor LSDM-në.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski thotë se e mbyll temën me një mesazh të qartë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar as tani e as në të ardhmen dhe se VMRO-DPMNE nuk do të shkojë kundër popullit. Ai këtë e tha në fjalimin me rastin e shënimit të 33 vjetorit të themelimit të partisë politike VMRO-DPMNE.

“Unë kam dhënë dy propozime daljeje që bazohen mbi të gjitha në mbrojtjen e interesave kombëtare, identitetit dhe gjuhës sonë dhe që përmbajnë edhe garanci për vazhdimësinë e së ardhmes sonë europiane. Pas dy javësh, duke shmangur nga ana e tyre të thonë se cilin propozim e zgjedhin, është e qartë se ata refuzuan një shans historik për të ardhmen e Maqedonisë, zgjodhën të punojnë për veten e tyre duke shtyrë një diktat bullgar”, deklaroi Mickoski.