MaqedoniTop Lajme

Në Shkup organizohet marsh protestues për Çamërinë

Shpërndaje

“Komisioni Evropian t’i bëjë thirrje Greqisë të zgjidhë çështjen çame”

Në kuadër të javës çame, sot në Shkup u mbajt një marsh protestues paqësor.

Pjesëmarrësit kanë filluar marshimin nga platoja para kalasë dhe kanë përfunduar para objektit të ambasadës greke në Shkup.

Protestuesit, siç percjell KlanM, bën thirrje para ambasadës greke që të ndalojë diskriminimi ndaj çamëve dhe të zgjidhjet çështja e tyre, duke vepruar në bazë të vlerave thelbësore evropiane.

“Një zgjidhje paqësore e çështjes çame, ku shteti grek do të hiqte në fillim ligjin e luftës me Shqipërinë, do të lejonte çamët në grupe të organizuar të vizitojnë varret e të parëve dhe shtëpitë, do të ishin hapat kryesorë që do të ndikonin pozitivisht në psikologjinë e mirëbesimit te dy popujt”, thotë Afan Sherifi ga Vizioni M.

Ato poashtu, kanë kërkuar që zgjidhja e çështjes së Çamërisë, të ngritet edhe në nivel të institucioneve të BE-së.

“I bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe Kuvendit Evropian t’i bëj thirrje Greqisë, si anëtare e BE-së që të ndalojë diskriminimin etnik dhe fetar ndaj çamëve të cilëve u mohohet çdo e drejtë njerëzore, deri edhe atë vizitë si turistë në Greqi”, tha Sherifi.