RajoniTop Lajme

Rama në Tel Aviv, vizitë në kompaninë e njohur për sigurinë kibernetike

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë në Tel Aviv. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, ku bën me dije se ka zhvilluar një vizitë në kompaninë e njohur për sigurinë kibernetike, ku është takuar edhe me themeluesin e saj, Gil Shwed.

“Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.