Maqedoni

Rinia e Lëvizjes Besa kërkon dorëheqjen e Merkos: Populli i Strugës nuk e meriton këtë turp

Shpërndaje

Rinia e Lëvizjes Besa në Strugë ka reaguar për shpalljen e Ramiz Merkos non granta nga SHBA duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Sot po nga ky vend ku Merko kreu krimet e tij dhe bëri keqpërdorime të panumërta kërkojmë nga ai që të japë dorëheqje jo vetëm nga partia po edhe nga komuna. Populli i Strugës nuk e meriton këtë turp dhe Merko duhet të japë përgjegjësi para organeve të drejtësis për të bëmat e tij”, tha Andi Ziba nga Lëvizja Besa.

Reagimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Ne Rinia e Lëvizjes BESA në Strugë, jemi tubuar sot para komunës së Strugës, për të ngritur zërin kundër keqpërdorimeve që bëhen në vendin tonë. Shpallja persona nongrata i Ramiz Merkos, sa është e turpshme për vetë kreun e kësaj komune dhe partinë e tij, po aq është e turpshme edhe për këtë gjyqësor, i cili pret që, këto hetime dhe zbulime për keqpërdorimet e bëra, ti zbuloj dhe të na i dëshmojë Amerika. Dhe e gjithë kjo, sepse institucionet e drejtësisë në vendin tonë, duke mos marrë masa dhe duke qenë nën kthetrat e politikës, janë po aq fajtore dhe po aq nongrata sa edhe vet Ramizi, i cili njollosi edhe familjen e tij duke e futur atë në listën e zezë të shtetit mik, Amerikës.
Andaj, sot, po nga ky vend ku Merko kreu krimet e tij dhe bëri keqpërdorimet e panumërta, kërkojmë nga Ai që të jap dorëheqje. Populli i Strugës nuk e meriton këtë turp dhe Merko duhet të jep përgjegjësi para organeve të drejtësisë për bëmat e tij.
Ambasadorja e Amerikës, dje në një televizion të vendit dha një mesazh, “Amerika nuk do të sygjerojë se çka të bëj shteti me personat e futur në Listë të zezë, se ky vend ka sovranin e vetë”, andaj ne si sovran i këtij vendi, kërkojmë nga personi Nongrata Merko dhe partia nongrata BDI, që të heqin dorë nga institucionet dhe të shpallin zgjedhjet, sepse ky vend ka popull që nuk e ka ftyrën e zezë sikur Merkoja dhe BDI-a e tij.
Partia e Ramiz Merkos që prej tre ditësh hesht dhe nuk e komenton këtë rast, vetëm e vetëm sepse, Merkoja pajisi me diploma shumë funksionarë laik dhe të paditur të kësaj partie, përmes universiteti pa studentë, andaj dhe Ramizi në këtë krim nuk është i vetëm. Atij i ndihmoi partia e tij që ai të krijojë pashallëkun jo vetëm për vete por edhe për pseudofunksionar të tjerë të partisë, që ngasin makina luksoze, dhe fotografohen nëpër vila të shtrenjta të bëra nga krimi dhe korrupsioni i Merkos dhe BDI-së.
Merko ik, ti nuk e ke vendin në mesin e këtij populli faqeëbardhë, sepse ti i nxive ftyrën jo vetëm komunës, por gjithë popullit. Jep dorëheqje sa më shpejtë, sepse ne jemi sovrani, andaj këtë turp nuk e durojmë.
Lëvizja BESA
Strugë
23.06.2023