Ushtria e Maqedonisë së Veriut pajiset me mjete të blinduara nga SHBA
Ministria e Mbrojtjes informon se ka mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja të Ushtrisë.
Mediat vendase shkruajnë se tashmë pjesë e autokolonës janë blindat e lehtë JLTV Oshkosh të cilat janë prodhim amerikan.
Ndër të tjera thuhet se mjetet e blinduara të lehta JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesin Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, që është njësia e NATO-s.
Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji.