Maqedoni

Bejta: Artan Grubit nuk i’a kam ndaluar të komunikojë me mua!

Shpërndaje

Nevzat Bejta thotë se raportet e tij me zv.kryeministrin Artan Grubi janë normale, ndonëse kohë më parë kishte drejtuar akuza të rënda në adresë të Grubit. Në intervistën e tij për gazetën Lajm, Bejta tha se nuk është hera e parë që ka shprehur mendim ndryshe brenda BDI-së.

“Ai është qeveritar, raportet e mija janë normale. Unë askujt nuk i’a kam ndaluar që mos të komunikoj me mua, kur të ketë dëshirë ai mund të më thirrë dhe unë do të i’a jap sugjerimet e mija siç mendoj unë. Nuk jam hidhëruar me asnjë nëse unë kam dhënë ndonjë sugjerim në të mirën e BDI-së dhe të mirën e kauzës tonë, në të mirën e shoqërisë shqiptare. Nuk më ka bërë ndonjë dëm personal mua as familjes time Artan Grubi, por unë i kam dhënë mendimet e mija, nëse unë ju pengoj si anëtar nëpër struktura të BDI-së që jap sugjerime, ajo është problemi i tyre dhe ju mund t’i pyetni ata”, tha Bejta.

LAJM: A i ndani të njejtan mendime për të sikur kur ishit me “Grupin e zjarrit”?

“Unë mendimet që i kam dhënë kanë dhënë edhe rezultate të mira dhe tash BDI-ja i analizon mendimet e mija. Unë nuk është hera e parë që kam dhënë mendime ndryshe në BDI, kam dhënë mendimet e mija ndryshe edhe në periudhën kur BDI-ja kishte hamendje a të bëj koalicion me LSDM-në apo me VMRO-në. Unë kam qenë që mos të bëhet koalicion me VMRO-në por të bëhet me LSDM-në, sepse LSDM-ja do ta realizojë “marrëveshjen e Prespës” dhe “marrëveshja e Prespës” e ka sjellur NATO-n në vendin tonë. Sugjerimet që i kam dhënë atëherë i kanë dalur shumë të dobishme, sepse vendi ynë është anëtare e NATO-s dhe tash angazhohemi që vendi jonë t’i filloj bisedimet që të bëhet pjesë e BE-së”, deklaroi Bejta.