Erdogan dhe Zelensky diskutojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdohgan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, transmeton Anadolu.
“Liderët diskutuan në detaje zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithërave të Detit të Zi gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me kërkesë të presidentit Zelenskyy”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se Turqia ka bërë “përpjekje intensive” për të ruajtur paqen.
Në fillim të kësaj jave, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.
Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Stamboll të Turqisë, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, që ishin ndërprenë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022.