Kovaçevski: Zgjedhje, nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese?
Pasi njoftoi se gjatë dy javëve të ardhshme ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend, kryeministri Dimitar Kovaçevski tregoi edhe nëse nuk miratohen të njëjta, a do të kemi zgjedhje në shtator?
Ai ishte decid.
“Zgjedhje parlamentare nuk do të ketë në shtator. Ato do të mbahen bashkë me presidencialet në pranverë të 2024”, tha Kovaçevski në Sveti Nikollë, transmeton TV21.
Është shprehur optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen, pasi siç tha kur do të fillojë debati publik në Kuvend, do të kuptohet se bëhet fjalë për amendamente teknike dhe jo thelbësore./TV21