Lëvizja BESA: “Skandalet vlojnë Kovaçevski krihet”
Derisa për çdo ditë skandalet me dyshime për krim dhe korrupsion tek funksionarët e pushtetit BDI-LSDM si dhe tek familjarët e tyre vlojnë, kryeministri Dimitar Kovaçevski është “zhdukur” dhe nuk bëhet i gjallë.
Kjo kujton në atë thënien e moçme “Mali digjet, plaka krihet”, ose në këtë rast do të përshtatej “skandalet vlojnë, Kovaçevski krihet”.
Ai nuk duhet të fshihet por duhet të shfaqet dhe ti japë llogari opinionit për këto pyetje:
A hesht sepse e mbron BDI-në?
A hesht sepse edhe ai dhe familjarët e tij pasurohen në të njëjtën mënyrë, kur dihet blerja e pronës shtetërore nga kompania e bashkëshortes së tij për 1€ m² për të ndërtuar hidrocentral solar?
A hesht sepse ndoshta ka dorë edhe ai dhe familja e tij në hidrocentralet e reja që tentojnë të hapin familjarët e Ali Ahmetit?
Derisa Dimitar Kovaçevski sillet si kryetar i një Organizate qytetare dhe hesht ndaj skandaleve ku ka dyshime serioze për korrupsion, kjo në opinioni nënkupton se edhe ai është bashkëpunëtor me kryetarin e BDI-së dhe familjarët e tij në të gjitha këto skandale?
Lëvizja BESA vlerëson se ky pushtet me këto udhëheqës nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ka dyshime serioze se udhëheqësit e pushtetit janë vetë gjeneratori i krimit dhe korrupsionit.
Prandaj, nëse dëshirojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin duhet të japin dorëheqje urgjente që institucionet të lirohen nga kthetrat e tyre dhe të fillojë lufta e pastër kundër krimit dhe korrupsionit.