Maqedoni

Mexhiti: Punonjësit e shëndetësisë nga shtatori do të marrin paga 10% më të larta!

Shpërndaje

Për këtë temë sot kanë diskutuar ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti, kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Dr. Ljubisha Karanfilovski, kryetari i Sindikatës së Klinikave, Dr. Predrag Serafimovski, si dhe përfaqësues nga Fondi për Sigurim Shëndetësorë i RMV-së.

Fokusi i bisedimeve ishte mënyra e realizimit të rritjes së pagave dhe përllogaritjet që duhet të përgatiten para se të realizohet e njëjta.

Ne përpiqemi që të kemi punëtorë shëndetësorë të motivuar të cilët do të punojnë me përkushtim dhe do të ofrojnë shërbim shëndetësor cilësor për pacientët – deklaroi Mexhiti në takim.

Rritja e pagave do të zbatohet në kuadër të Marrëveshjes së re të Përgjithshme Kolektive për punonjësit e sektorit publik që është lidhur së fundmi ndërmjet Qeverisë dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.