NATO i zgjat mandatin me 1 vit Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg
Shtetet anëtare të NATO-s janë dakorduar që të zgjasin mandatin e Sektarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg për edhe një vit. Kështu, Stoltenberg do jetë në krye të organizatës më të madhe ushtarake deri më 1 tetor të vitit 2024.
Ky është vazhdimi i katërt i Stoltenbergut në krye të NATO-s, që nga emërimi i tij në vitin 2014. Ai u shpreh i nderuar nga vendimi i Aleatëve të NATO-s për të zgjatur mandatin.
“Lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati shtatëdhjetë e pesë vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë e madhe është më e rëndësishme se kurrë”, ka deklaruar Stoltenberg pas vendimit të aleatëve.
Vazhdimin e mandatit të tij do ta konfirmojnë liderët e shteteve anëtare të NATO-s, në samitin që do mbahet javën e ardhshme në Vilnius të Lituanisë.