Osmani: Do ta mbajmë fjalën, momentin që VMRO-ja voton ndryshimet Kushtetuese, BDI del nga Qeveria
Bujar Osmani në një brifing me gazetarët tha se vazhdon të qëndrojë asaj që BDI është e gatshme të dalë nga Qeveria momentin që VMRO-ja do ti votojë ndryshimet Kushtetuese.
“Ja edhe një herë presim përgjigje. Qëndrimi i BDI-së, vendimi veçmë është marrë. Mund edhe tani ta nënshkruajmë me veprim të vonuar, ta parashtrojmë nuk e di se ku duhet, në Kuvend ose te kryeministri. E njëjta hyn në fuqi ditën kur VMRO-DPMNE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që mos të duhet vendim i ri i BDI-së për këtë, jemi të gatshëm tani ta nënshkruajmë, ta dërgojmë te kryeministri, Kuvendi, partitë politike, e njëjta të hyn në fuqi në momentin kur VMRO do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, pa pasur nevojë për konsultim të ri me neve”, tha mes tjerash Osmani.