Rama mbledh për të dytën ditë qeverinë në Tepelenë
Kryeministri Edi Rama po mban për të dytën ditë mbledhjen e zgjeruar të qeverisë, ku marrin pjesë ministra dhe zëvendësministra. Mbledhja ka nisur paraditen e sotme dhe pritet që të vijojë deri rreth orës 13:00.
Burime nga mbledhja bënë të ditur se në të është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie. Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.
Mbledhja e ditës së djeshme zgjati rreth 10 orë, teksa lajmin për përfundimin e saj e bëri me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook:
“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkroi Rama.