RajoniTop Lajme

“Remi” në krah të Kurtit për rastin e Klan Kosovës: Në Republikën e Kosovës po vendoset rend

Shpërndaje

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë Kurti për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai e ka nisur postimin e tij duke thënë se në Kosovë “po vendoset rend”. Më tej ai ka argumentuar qëndrimin e tij duke thënë se askush nuk ka të drejtë të vetdeklarohet si shtetas i Serbisë duke e mohuar shtetin e Kosovës duke “keqpërdorur adresimet Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.”

“Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake news’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”.

Postimi i plotë:

Në Republikën e Kosovës po vendoset rend,na duhen funksionim korrekt i fjalës së lirë.

Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emer të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”. Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundershtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka qe takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë.

Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake neës’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma.