Shefi i NATO-s dënon vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e drithërave
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, pavarësisht përpjekjeve të Türkiyes për të ndërmjetësuar, transmeton Anadolu.
“Dënoj vendimin e njëanshëm të Rusisë për t’u tërhequr nga Iniciativa e Kokrrave të Detit të Zi, pavarësisht përpjekjeve të aleatëve tonë, Türkiyes dhe OKB-së”, shkroi Stoltenberg në twitter.
Stoltenberg theksoi se “lufta e paligjshme” e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të “dëmtojë miliona njerëz të cenueshëm në mbarë botën”.
Më herët, Kremlini njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen, duke theksuar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.
Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Istanbul nga Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase. Këto eksporte u ndaluan si rezultat i luftës ruso-ukrainase, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.
Vitin e kaluar, një qendër e përbashkët koordinimi u ngrit në Istanbul me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat.
Marrëveshja është rinovuar disa herë që atëherë, ndërsa së fundmi më 18 maj u zgjat për dy muaj të tjerë.