Takohen ‘Rambo’ dhe Van Damme
Artisti me famë ndërkombëtare, Jean – Claude Van Damme, këto ditë ndodhet në Kosovë.
Ikona e filmave aksion ka qenë ditën e sotme (e mërkurë) në ambientet e Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve ‘Helfer’ nga Zvicra.
Ai me këtë rast është takuar me disa personalitete e në mesin e tyre edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn, i cili njihet me nofkën ‘Rambo’.
Të njëjtit kanë pozuar së bashku sipas një imazhi që ka qarkulluar në rrjetet sociale.
Ai këtë ditë u fotografua edhe me ish-karateistin shqiptar, Enver Idrizi, që në të kaluarën fitoi medalje evropiane duke përfaqësuar shtetin e Kroacisë.
Van Damme pozoi edhe me Ramiz Lladrovin, ndërsa në një fotografi kanë bërë së bashku me duar simbolin e shqiponjës.
Artisti është i njohur për pjesëmarrjen në disa filma përfshirë: “Maximum Risk”, “The Quest” e “Lionheart”.