Zgjedhjet edhe në 14 degë të BDI-së, Ahmeti publikon emrat e fituesve
ashkimi Demokratik për Integrim sot organizoi zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake edhe në 14 degë, me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”.
Gjatë këtij procesi zgjedhor të udhëhequr nga Komisioni Zgjedhor Partiak i BDI-së u votua për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor në degën e: Butelit, Çairit, Dibrës, Jegunovcës, Kërçovës, Krushevës, Kumanovës, Likovës, Manastirit, Petrovecit, Pllasnicës, Prespës, Shuto Orizares dhe Velesit.
Kështu, të zgjedhurit në 14 degë të BDI-së janë si në vazhdim:
Në Likovë: Mirsad Ibraimi
Në Kumanovë: Ridvan Asani
Në Çair: Bekim Neziri
Në Butel: Muharem Asani
Në Shuto Orizare: Ilaz Leskovica
Në Petrovec: Naser Haliti
Në Jegunovcë: Eldin Ademi
Në Kërçovë: Ardita Dani
Në Dibër: Artin Spahiu
Në Krushevë: Abib Vexhiu
Në Manastir: Lutfi Ameti
Në Pllasnicë: Bajram Karamaleski
Në Veles: Lokman Salija
Në Prespë: Arjan Mujedini
Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.