Rajoni

Drejtori i ARRSH tregon kur pritet të përfundojë Unaza e Madhe e Tiranës

Shpërndaje

Unaza e Madhe e Tiranës planifikohet të vihet në funksionim brenda vitit 2025.

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi deklaroi se brenda këtij viti synohet edhe hapja e dy segmenteve në Paskuqan që lidhen me këtë projekt.

“Unaza e Tiranës është arteria kryesore e Tiranës që mbledh të gjitha flukset që vijnë. Ne kemi filluar prej kohësh dhe jemi në një pikë interesante të këtij projekti. Besojmë që brenda këtij viti do të dorëzojmë dy segmentet e zonës së Paskuqanit tek ura e Babrrusë dhe pastaj brenda vitit tjetër të dorëzojmë të gjithë segmentin e unazës së përfunduar. Këto janë afatet që sot mund të japim pasi kemi pasur shpronësimet dhe stabilizimet dhe dhëniet e banesave të atyre, banesat e të cilëve nuk përputheshim me ligjin e legalizimit. Për këtë doli një VKM e veçantë që i trajton këto banesa, me një banesë dhe bonus deri në tre vjeçare. Një politikë e tillë sociale, që edhe këto që skualifikohen nga legalizimi, të kishin një banesë të tyre. Kjo na mori kohë. Mund të themi se brenda vitit 2025, e gjithë unaza do të jetë në funksionim”, tha Berberi teksa ishte i ftuar në “Sheshi i Dollarit” me gazetaren Genta Dobra.