Maqedoni

Fundi i muajit gusht, çmimet e tregut assesi të bien

Shpërndaje

Çmimet në treg në krahasim me vitin e kaluar në këtë periudhë të verës janë gati 40% më të larta, shprehen qytetaret e anketuar nga TV21. Ata thonë se çmimet e larta vërehen në të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve.

Edhe pse jemi në fund të muajit gusht, çmimet assesi të bien në treg, duke pasur parasysh që në këtë periudhë çmimet çdo here uleshin dukshëm viteve të kaluara.

Këto çmime i ndjejnë edhe mërgimtarët, jo vetëm vendasit.

“Çmimet janë shumë shtrenjtë këtu, unë kam qenë në Gjermani dhe çmimet janë në gjysmë më lirë se këtu, atje ka lirime edhe teshat edhe gjitha, ndërsa këtu nuk ka lirim në asgjë hiç. (ngjitje) Prej vitit të kaluar rreth 40% janë më shtrenjtë se këtë vit”

“Ne që jemi jashtë nuk na vjen shumë interesant, ndërsa këto që jetojnë këtu janë pak si shtrenjtë. Disa gjëra janë edhe më shtrenjtë “

“Si kam erdh e shoh se shumë janë rritur çmimet , valuta qëndron njëjtë, ndërrimi i të hollave por çmimet janë më lartë janë rritur”

“Këtu është me keq se në Amerikë, çmimet janë shumë të larta, për këtë standard këtu duhet të jenë më pak edhe shumë më pak, ndërsa këtu cimet janë më shumë se në Amerikë”

E kjo situatë është edhe më e papërballueshme për vendasit që jetojnë me rroga dhe pensione të vendit.

“Çmimet e tregut i ke jashtë mase të shtrenjta, nuk ka kontrolle për çmimet, krahasuar me vitin e kaluar janë shumë më shtrenjtë gati janë dyfishuar, për konsumatorët është shumë e rëndë të themi”

“Çmimet janë shtrenjtë, krahasuar me vitin e kaluar janë shumë më shtrenjtë, domatet janë 100 denarë, 80 denarë, nuk ka lirim edhe specat edhe të gjithë”

Edhetregtarët thonë se interesimi i qytetareve është më i dobët dhe ata nuk furnizohen si viteve të kaluara me 2 ose 3 kilogram por, tani marrin shumë më pak për arsye të çmimeve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 1 qershori ke hequr të gjitha masat që kishin të bëjnë me kufizimin apo ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Vendimi për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit ishte miratuar më 1 mars dhe kryesisht kishte të bënte me uljen e çmimit të bukës.

Përveç bukës, ishin ngrirë edhe çmimet për shumë produkte të tjera, si mielli, sheqeri, vaji, fasulet, qepët, frutat e perimet, por kjo masë u hoq dhe çmimet e produkteve vazhduan të qëndronin të larta.