Haxhiu e prezanton koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka prezantuar për shqyrtim dhe miratim Koncept Dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës.
Ajo, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se ky koncept synon përmirësimin e funksionimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor për çështjet administrative dhe të punës, pas sfidat dhe problemet e deritanishme kanë ndikuar tek qytetaret e madje edhe kanë penguar zhvillimin në tërësi.
✅ Qeveria miratoi Koncept Dokumentin për Gjykatën Administrative i cili parasheh:
➡️Adresimin e problemeve me kontestet gjyqësore administrative dhe kontestet e punës në gjykata;
➡️Për herë të parë do të kemi Gjykatë Administrative të specializuar;
➡️Për herë të parë, do të themelohen divizione të veçanta për trajtimin e kontesteve të punës (divizione të veçanta në kuadër të gjykatave themelore);
➡️Gjykata Administrative do të trajtojë të gjitha kontestet administrative, dhe ato të punës në sektorin publik;
➡️Divizionet e veçanta, do të trajtojnë kontestet e punës të cilat vijnë nga sektori privat;
➡️Për herë të parë parashihen masa dhe ndryshime ligjore për të ardhmen, përmes të cilave, punëtorëve nga sektori privat, do t’iu ofrohet ndihmë juridike falas;
➡️Parashihen lehtësime në tarifat gjyqësore për punëtoret e sektorit privat, e cila do të mundësojë qasje më të lehtë në drejtësi;
➡️Adresohet mungesa e gjyqtarëve për trajtimin e kontesteve administrative dhe atyre të punës;
➡️Adresohet mungesa e bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit tjetër mbështetës për kontestet e tilla administrative;
➡️Adresohet nevoja për specializim të gjyqtarëve të cilët trajtojnë kontestet administrative dhe ato të punës;
➡️Adresohet kohëzgjatja e trajtimit të kontesteve gjyqësore administrative