Maqedoni

Kovaçevski – Von der Leyen: Mbështetje e fuqishme nga BE-ja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, të mos humbet mundësia e vetme

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Athinë, me rastin e 20 vjetorit të “Deklaratës së Selanikut” të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u takua me Presidentin e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet e fundit në kuadër të fillimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat vendi ka mbështetjen e BE-së për të vazhduar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. U theksua rëndësia e përfundimit me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryeministri Kovaçevski dhe kryetarja e komisionit evropian, Fon der Lejen, këmbyen mendime për rrjedhën e procesit të skriningut dhe hapjen e prritur të klasterëve të parë nga negociatat.

Dy bashkëbiseduesit folën për përfitimet për vendet nga Ballkani Perëndimor nga plani i ri për rritje, i kryetares Fon der lejen, siç janë afrimi drejt tregut të vetëm të BE-së dhe thellimi i integrimit ekonomik rajonal, që janë me rëndësi të jashtëzakonshme për secilin vend.

Kyçe për vendet nga Ballkani Perëndimor është të përshpejtohen reformat fundamentale, për çka BE-ja do t’i rrisë mjetet parainkuadruese për vendet e rajonit.

Duke folur për përparësitë e anëtarësimit në BE, edhe njëherë u potencua se është me rëndësi kyçe të mos humbet kjo mundësi për anëtarësim të Maqedonisë së Veirut në Union.

Në takim u bisedua edhe për gjendjet dhe perspektivat e vendeve të rjaonit të Ballkanit Perëndimor, eurointegrimi i të cilave ka rëndësi gjeostrategjike dhe të sigurisë për tërë Evropën.