Kurti takim “kokë më kokë” me Ramën, Minxhozi jep detaje
Pjesëmarrja në forumin e Bledit në Slloveni e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti, ka afruar më pranë njëri-tjetrit liderët e të dy vendeve.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i tha Report Tv se të dy kryeministrat kanë zhvilluar takime kokë më kokë në Bled, dhe se kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e samitit të 16 tetorit në Tiranë.
Ky është takimi i parë mes krerëve që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor në Gjakovë.