Lehtësohet procedura, Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim për aplikuesit për vizë
Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup njoftojnë se është thjeshtëzuar procedura e aplikimit për vizë, përcjell albazone media.
Tashmë nuk ka nevojë për aplikim të dyfishtë, respektivisht tani duhet vetëm një aplikim për person.
“Të nderuar aplikantë për vizë, nga dy bëhet një: që nga sot, nuk është më e nevojshme të dorëzoni aplikim të dyfishtë për vizë! Një aplikim për person. Fletëinformacionet e reja mund të gjenden në faqen tonë të internetit: https://skopje.diplo.de/mk-sq/visa-service/einreise-visa/-/2532544″, shkruhet në njoftimin e Ambasadës