Lëvizja Besa: Manifesti i pushtetit, tentativë për të manipuluar publikun
Nga Lëvizja Besa nismën për nismën e partive në pushtet për Manifest për vazhdimin e bisedimeve me BE-në, përcjell TV21. Nga kjo parti nismën e cilësojnë si “tentativë për manipulim”.
Reagimi i plotë:
Pushteti LSDM, BDI, ASH e të tjera, paskan nënshkruar manifest për negociata me BE-në. I ashtuquajturi manifest nuk është gjë tjetër përveç se tentativë për të manipuluar opinionin, e në praktikë gjithçka veprojnë kundër anëtarësimit në BE dhe vlerave të BE.
Më e logjikshme për partitë në Qeveri do të ishte të nënshkruajnë “Manifest” për atë se:
– Si do të luftohet krimi dhe korrupcioni, si të zbardhet rasti “Soravia” dhe keqpërdorimet e pushtetit nga ministrat e BDI, LSDM, të cilët tash janë milionera,
– Si të lirohen nga kapja e LSDM-së dhe BDI-së prokuroria dhe gjykatat,
– Si të jetë pjesë e ndryshimeve Kushtetuese heqja e 20% dhe vendosja e gjuhës shqipe,
– Si të “çlirohen” partitë e pushtetit nga funksionarët që janë në listën e zezë amerikane,
– Si të departizohet arsimi dhe kultura,
– Si të funksionojë sistemi shëndetësor dhe personeli mjekësor të qëndroj në vendin tonë,
– Si të ndalohet egzodi me ikjen e të rinjve,
– Si dhe si të ndërtohet shtet i barabartë dhe i drejtë për të gjithë qytetarët.
Kur të gjitha këto çështje do të funksionojnë, atëherë BE do të hap dyer për Maqedoninë e Veriut.
Derisa nga njëra anë nënshkruhen vetëm letra, a nga ana tjetër rritet korrupsioni dhe pasurimi i familjarëve të Kovaçevskit dhe Ahmetit, BE-ja do na mbajë largë dhe do të mbetet vetëm ëndërr.
Lëvizja BESA
09.08.2023