Lëvizja BESA: Pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por kurdisjen e tenderëve
Funksionarët e BDI-së vazhdojnë për çdo ditë të dëshmojnë se sa janë anti-evropian dhe pro-krimit dhe korrupsionit.
Skandali i fundit i publikuar në media, ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i ndan 1.8 milion euro kompanisë “Eurovia” e cila është njëra nga donatorët kryesorë të BDI-së dhe e udhëhequr nga funksionarë të BDI-së, dëshmon se pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por pushtetin për të kurdisur tenderë dhe për t’u pasuruar funksionarët e saj dhe partia.
Se kush me të vërtetë është pro eurointegrimeve dhe punon në të mirë të qytetarëve këtë e dëshmojnë veprat. Derisa për BDI-në vazhdimisht dalin skandale korruptive, funksionarët e Lëvizjes BESA për çdo ditë promovojnë, bulevarde të reja, rrugë të asfaltuara dhe shumë projekte tjera me standarda evropiane.