Maqedoni

Ministri Mexhiti: Shiritat matës të sheqerit do arrijnë nëpër farmaci brenda javës që vjen

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njoftoi se shiritat matës të sheqerit do arrijnë nëpër farmaci brenda javës që vjen.

Njoftimi i plotë:
Ne zgjidhim problemet e trashëguara sepse pacientët për mua kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në vend të parë. Zgjidhim problemin e trashëguar të mungesës së shiritave matës të sheqerit në gjak.

Një sasi e mjaftueshme lentësh për të përmbushur nevojat e diabetikëve, tashmë është rrugës për në vendin tonë, dhe brenda javës së ardhshme ato do të jenë në dispozicion edhe në farmacitë. Gjithashtu po bëjmë çdo përpjekje, që sa më shpejtë të mbërrijnë edhe sensorët për diabetikë që për herë të parë do të jenë në gjendje të përdoren nga fëmijët për matjen e sheqerit pa dhimbje.

Me këtë do të përmbushim një nga kërkesat më të rëndësishme të diabetikëve. Falënderoj durimin e pacientëve dhe më vjen keq për situatën e krijuar si pasojë e mosveprimit dhe neglizhencës së Bekim Salit. Siç kam premtuar, për sa kohë që unë do të jem ministër, nuk do të ketë vonesa në barnat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë.