RajoniTop Lajme

Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar ka dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila sipas tij parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.

Postimi i plotë:
Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.

Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.

Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.