Presidenti Erdoğan drejt Budapestit për të marrë pjesë në festimet e ditës kombëtare të Hungarisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u nis për në kryeqytetin e Hungarisë Budapest sot për të marrë pjesë në festimet e ditës së themelimit të vendit, raporton Anadolu.
Me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Erdoğan do të ndjekë edhe Kampionatin Botëror të Atletikës.
Gjatë vizitës, Erdoğan dhe Orban do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Erdoğan pritet të zhvillojë bisedime në margjina edhe me homologë të tjerë.
Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Hungarisë u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2013 pas krijimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. Lidhjet miqësore kanë marrë vrull në çdo fushë vitet e fundit.