Maqedoni

Taravari: Kallëzimet penale ndaj Kasamit dhe Ganiut, të panevojshme, vetëm i faktorizojnë

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe drejtues i Gostivarit, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se kallëzimet penale për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasamin dhe atë të Çairit, Visar Ganiun, për pritjen e Albin Kurtit janë të panevojshme dhe vetëm faktorizojnë dy politikanët e gjobitur.

“Mendoj se nuk kishte nevojë aspak. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme për t’i faktorizuar. Në këtë mënyrë vetëm faktorizohen politikisht. Unë mendoj se s’ka as vepër, as asgjë tjetër për t’i thurrur në stacionet policore dhe mendoj se është e tepruar”, tha Taravari për gazetën LAJM.