BotaTop Lajme

Blinken performon me kitarë në nismën e re të diplomacisë muzikore amerikane

Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zgjodhi që të mërkurën të shfaqej krejt ndryshe në dhomën e pritjes zyrtare të Departamentit të Shtetit. Duke dalë me një kitarë në dorë, Blinken “sfidoi” veten në një fushë të re atë të këngës.

Ai ofroi një interpretim të “Hoochie Coochie Man” nga legjenda e blues Muddy waters, ndërkohë që audienca, vartësit e tij në Departamentin e Shtetit e pritën me brohoritje.

“Nuk mund ta humbisja mundësinë e sonte për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë. Ishte kënaqësi për të nisur Iniciativën e re të Diplomacisë së Muzikës Globale të @StateDept”, shkroi Sekretari i Shtetit në ‘X’ të enjten në Titter, duke shpërndarë gjithashtu një video të tij duke kënduar dhe duke luajtur kitarë.

Iniciativa Globale e Diplomacisë Muzikore do të bazohet në programet aktuale muzikore të diplomacisë publike për të krijuar partneritete publike-private me kompani amerikane dhe jofitimprurëse për të përdorur muzikën për të përmbushur momentin, për të përcjellë udhëheqjen amerikane globalisht dhe për të krijuar lidhje me njerëzit në mbarë botën.