Edi Rama ndryshon gati gjysmën e qeverisë! Largohen nga kabineti 5 ministre, 4 prurje të reja (EMRAT)
Qeveria shqiptare është riformatuar. Edi Rama ka ndryshuar gati gjysmën e kabinetit. 5 ministra janë larguar nga qeveria, ndërsa 4 emra të rinj kanë marrë ministri të rëndësishme në kabinet.
Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali dhe Milva Ekonomi janë 5 gratë që nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar.
Nga propozimet e paraqitura nga kryeministri Rama, katër prurjet e reja janë Ervin Mete i cili do të jetë në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Mete ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në krye të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Igli Hasani. Kryeministri Rama njoftoi edhe një ministri të re, atë të Pushtetit Vendor, që do ta mbulojë Arbjan Mazniku.
Ndërkaq shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet dhe rikthehet ajo e Pushtetit Vendor, në të cilin Rama propozon nënkryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës. Një emër i rikthyer në qeveri është Anila Denaj.
Ashtu siç ishte paralajmëruar ndryshimet u bënë publike në Asamblenë Kombëtare të PS-së që u zhvillua pasditen e sotme në Tiranë.
Ndryshimet e qeverisë shqiptare
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi