Maqedoni

Ferati: Kërkohet zgjidhje për nxënësit shqiptarë në Veles, kemi informacione se nxënësit e palës tjetër nuk janë me pikë adekuate

Shpërndaje

Drejtori i Inspektoratit për Arsim, Halil Ferati thotë se po kërkohet zgjidhje për regjistrimin e nxënësve shqiptarë të Velesit në gjimnaz, përcjell TV21.

Ferati për TV21 tha se ka informacione që nxënës maqedonas janë pranuar në gjimnaz dhe pse nuk i posedojnë pikët e mjaftueshme sipas konkursit, për këtë ai paralajmëroi se do të merren masa, gjegjësisht të njëjtit do të duhet të transferohen në shkollë tjetër.

“Në bazë të informacioneve, flitet dhe kemi informacione që ka nxënës të palës tjetër që nuk janë me pikët adekuate konform konkursit, por e lem që ta dëshmojnë njerëzit përgjegjës, ku sot kryhet inspektimi”, tha Ferati.