Lloga nuk është pajtuar të nënshkruaj Propozim ndryshimet në Kodin Penal! (Dokument)
Propozim ndryshimet në Kodin Penal (KP) në të cilat parashihet ulja e dënimeve me burg për veprën e shpërdorimit të pozitës zyrtare ka ngjallur reagime të shumta në opinion.
Burrime të Tv Klan Maqedoni në Ministrinë e Drejtësisë bëjnë me dije se propozim-ndryshimet janë përgatitur nga zëvendësministrja e Drejtësisë dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë dhe se të njejtat nuk e kanë marrë nënshkrimin e ministrit Krenar Lloga, i cili sipas informacioneve ka refuzuar të nënshkruaj dhe ta mbrojë të njejtin.
Qëndrimi i Llogës, sipas informacioneve të Klan M, është se propozimet në fjalë nuk janë zgjidhje e mirë andaj edhe ka refuzuar ti nënshkruaj, gjë e cila ka detyruar kabinetin qeveritar që të njejtat propozime ti inicoj përmes zv ministres, Viktorija Avramovska Madiq e cila vjen nga rradhët e LSDM-së.
Me ndryshimet e reja që janë dërguar në Kuvend nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski mbajn flamurin evropian dhe pritet të miratohen shumë shpejtë, ndërsa në këto ndryshime propozohet ulje e dënimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe detyrës zyrtare” dher ulje e dënimit për vepër penale “bashkim kriminal”.
Aktualisht Kodi Penal në nenin 353 për veprën “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” parashikon:
(1) Me burgim do të dënohet zyrtari i cili duke shfrytëzuar pozitën ose autorizimin e tij zyrtar, me tejkalimin e kufijve të autorizimeve zyrtare ose me moskryerjen e detyrës zyrtare, do të përfitojë ndonjë dobi për vete ose për tjetrin, dënohet nga gjashtë muaj deri në tre vjet burg.
(2) Nëse kryesi i veprës nga paragrafi 1 fiton dobi pasurore më të madhe ose i shkakton dëm pasuror më të madh ose i lëndon rëndë të drejtat e tjetrit, dënohet me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.
(3) Nëse kryerësi i veprës nga paragrafi 1 fiton dobi të konsiderueshme pasurore ose shkakton dëm të konsiderueshëm, kryerësi dënohet me së paku tre vjet burgim.
(4) Me dënim nga paragrafët 1 dhe 2 do të dënohet edhe personi përgjegjës, personi përgjegjës në personin juridik të huaj, i cili ka përfaqësi ose kryen punë në Republikën e Maqedonisë, ose ai që kryen punë me interes publik, dhe 3, nëse krimi është kryer në kryerjen e autoritetit ose detyrës së tij.
(5) Nëse vepra nga paragrafët (1) dhe (4) është kryer gjatë prokurimit publik ose në dëm të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga mjetet publike ose nga mjetet tjera të shtetit, kryesi do të jetë. dënohet me së paku pesë vjet burgim.
Ndryshimet ashpër janë kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare të cilat kanë drejtuar akuza në adresë të Ministrisë së Drejtisës dhe Qeverisë.