MaqedoniTop Lajme

Miratohen ndryshimet e Kodit Penal, u ulet dënimi funksionarëve që bëjnë keqpërdorime

Shpërndaje

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi dje pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal.

Votimit i parapriu debati në të cilin deputetët opozitarë paraqitën kritika të ashpra, duke akuzuar se pushteti i sjellë këto ndryshime ligjore për t’i amnistuar ata që e shkelën ligjin. Siç theksuan deputetët nga VMRO-DPMNE, edhe në këtë rast po keqpërdoret flamuri europian. Por, sipas zëvendësministres së Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

“Që të mos ketë hamendje dhe dilema përse Ligji është me flamur europian, theksoj se parasheh 38 nene nga të cilat 35 janë me direktiva të BE-së. Dje kur e dhashë Propozimin pse duhet të jetë me flamur europian dhe me procedurë të shkurtë, përmenda se qëllimi është harmonizimi me legjislaturën evropiane”, theksoi Avramovsla – Madiq.