Në UT për herë të parë shpallet konkursi për degët specialistike nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë
Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, e publikoi Shpalljen publike për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve të shëndetësisë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë për vitin 2023.
Në konkursin për degët specialistike dhe subspecialistike mund të aplikojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor me arsim të lartë, në fushën e mjekësisë edhe atë në programet e specializimit: Pediatri, Kirurgji urologjike, Kardiologji, Mjekësi interne, Psikiatri, Gjinekologji dhe akusheri, si dhe Kirurgji e përgjithshme. Po ashtu, në konkursin në fjalë të drejtë aplikimi kanë edhe punonjësit shëndetësorë, gjegjësisht bashkëpunëtorët shëndetësorë të punësuar në institucione private, persona të tjerë juridikë dhe të papunë, edhe atë, në degët specialistike: Pediatri, Kirurgji urologjike, Kardiologji, Mjekësi interne, Psikiatri, Gjinekologji dhe akusheri, Kirurgji e përgjithshme si dhe Mjekësi familjare.
Kërkesa për miratimin e specializimeve së bashku me dokumentacionin e plotë dorëzohet nga ana institucionit publik shëndetësor, ku është i punësuar punonjësi shëndetësor, gjegjësisht bashkëpunëtori shëndetësor, institucioni shëndetësor privat në të cilin është i punësuar punonjësi shëndetësor, ose nga punonjësi shëndetësor i papunësuar, në përputhje me dispozitat e Ligjit për kujdesin shëndetësor dhe Rregulloren për specializimet dhe subspecializimet e punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë, më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Shpalljes (4.09.2023), në arkivin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.
Informacionet shtesë për dokumentet e nevojshme për regjistrimin e kandidatëve për specializim, të punësuar në ISHP, personat e tjerë juridikë, si dhe personat e papunë mund t’i gjejnë në lidhësen në vazhdim: