Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,05 % në raport me vendimin e datës 18.9.2023.
Nga data 26.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 85,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,715 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) ulen për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,447 den/kg dhe do të jetë 48,715 den/kg.