Pamje ekskluzive: Terroristët serbë ikin maleve nga Policia e Kosovës
Është publikuar momenti se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku dhe të plagosur dy polic të tjerë.
Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” të hënën në mbrëmje, që materialin ia ka atribuuar Qeverisë së Kosovës.
Ata shihet teksa kanë hyrë në këtë manastir. Më pas ky grup ka sulmuar policinë. Në aksion janë vrarë tre sulmues.
Pamjet nga droni tregojnë terroristët teksa ecin maleve si dhe brenda mureve të manastirit.