Rama poston fotot e studentes shqiptare: Na e shtoi kënaqësinë duke shkuar me veshje tradicionale në diplomim
Artea Brahaj është studentja shqiptare që kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvard. Përpos kësaj, e reja shkoi me veshje tradicionale në ceremoninë e diplomimit të saj në një nga universitetet më të vjetra në SHBA.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pak më parë fotot e shqiptares, duke thënë se “na e e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”.
“Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”.- ka shkruar Rama krahas fotove që ka shpërndarë në Facebook.