Shqipëria përfundon Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit, Hasani: Në fokus ligji dhe Karta e OKB-së
Shqipëria ka përfunduar sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me anë të një reagimi në “X” ministri i Jashtëm Igli Hasani u shpreh se në fokus të kësaj presidence të KS nga Shqipëria ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.
“Shqipëria përfundon sot presidencën e saj të dytë dhe të fundit të #KS të OKB-së. Me fokus të veçantë në urgjencën për të mbështetur ndërkombëtare, ligji dhe Karta e OKB-së dhe për të përshpejtuar ndihmën humanitare në mbarë botën, është krenare që ka mbajtur me sukses peshën e drejtimit të KS të OKB-së në periudha kaq kritike,”-shkruan Hasani.
Today Albania concludes its 2nd & last presidency of the #UNSC . With special focus on the urgency to uphold intl. law & the UN Charter, and to speed up humanitarian aid worldwide, is proud to have successfully carried the weight of steering the UNSC in such critical times. pic.twitter.com/MASVeqcXYh
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 30, 2023