Bota

Türkiye: Do të bëjmë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Kosovë

Shpërndaje

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türkiye-s bëri të ditur se Ankaraja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë, raporton Anadolu.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türkiye-s lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara me të cilin kryesoi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. “Türkiye do të bëjë përpjekjet maksimale për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se Türkiye do të marrë komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë në tetor të këtij viti.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Türkiye-s diskutoi edhe rreth ngjarjeve në Kaukazin Jugor. Në deklaratë thuhet se palët, veçanërisht Armenia, duhet të dijë se rruga drejt paqes së përhershme në Kaukazin e Jugut mund të bëhet e mundur vetëm përmes integritetit territorial të pakushtëzuar të Azerbajxhanit.

Gjithashtu u theksua se Türkiye brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj unitetit kombëtar, veçanërisht organizatat terroriste PKK/KCK-PYD/YPG, FETO dhe DEASH.

“Ndër themelet kryesore të politikës rajonale është çrrënjosja e terrorizmit dhe mbrojtja e stabilitetit në Kirkuk dhe rajon”, thuhet më tej. Njoftimi thekson rëndësinë e luftës kundër terroristëve të PKK/YPG-së.

“Ne ua përkujtojmë atyre që vazhdojnë të mbështesin këtë rrjet vrasës për detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ai.