Bota

Vazhdon panairi TEKNOFEST Izmir në ditën e tretë

Shpërndaje

Kanë filluar aktivitetet e ditës së tretë në panairin e aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë TEKNOFEST që filloi më 27 shtator në qytetin Izmir të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Panairi organizohet nga Fondacioni Turk i Teknologjisë (T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë.

Në ditën e tretë të TEKNOFEST, që po mbahet në aeroportin “Çiğli” dhe në të cilën Anadolu është partneri global i komunikimit, do të zhvillohet aktivitete të ndryshme.

Panairi i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë në aeroportin “Çiğli” do të zgjasë deri më 1 tetor. Gjatë panairit, ashtu si dje edhe sot do të performojë ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Turke, i njohur si “Yjet Turke”.

Në kuadër të panairit do të ekspozohen edhe Bayraktar TB2, droni luftarak Bayraktar AKINCI dhe helikopteri ushtarak turk ATAK. Në ditën e tretë të festivalit, vërehet një intensitet i vizitorëve, përfshirë studentë dhe nxënës.