“Dy herë nga 30% ulje”/Ministri Aliu tregon se kur do të hiqet roamingu në vendet e BE-së për qytetarët e Maqedonisë
Tashmë nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë 30 për qind më lirë roaming gjatë udhëtimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan TV21. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se vijon 30% ulje edhe në vitin 2026, ndërsa nga viti 2028, ministri siguron se do të hiqet roamingu me vendet e BE-së.
“Qytetarët tanë dhe biznesi nga RMV-ja, kur të shkojnë jashtë shtetit, tashmë kanë 30% shpenzime më të vogla për roaming dhe e kundërta, qytetarë të BE-së, ose bizneset që janë pjesë e procesit dhe aktivitetet i kanë në RMV, do të kenë 30% ulje. Gjithashtu definuam aktivitete, “road map” , në të cilat në vitin 2026 gjithashtu do të ketë ulje për 30% dhe pritet në vitin 2028, çmimet për roaming të jenë njëjtë si çmimet për ata shërbime që i kanë në tregun vendor, kjo do të thotë se në vitin 2028, të njëjtat çmime do t’i kemi, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit”, tha Aliu