MaqedoniTop Lajme

Hapet Konkursi për mbështetje të projekteve me interes kombëtar dhe publik në kulturë për vitin 2024

Shpërndaje

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska kumtoi se sot në mesditë vihet në funksion sistemi për paraqitje elektronike në Konkursin për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar dhe publik në kulturë për vitin 2024.

Në konferencën e sotme për media ajo tha se prioritetet kryesore për çdo aktivitet dhe sferë mbeten të njëjta dhe ato janë, siç tha, “cilësia, inovacioni dhe kreativiteti”.

Ajo vuri në dukje risitë dhe ndryshimet në konkursin për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar dhe publik nga fusha e kulturës për vitin 2024.

“Duke ndjekur nevojat dhe trendët, Ministria për vitin 2024 ka bërë plotësimin në fushat dhe aktivitetet ekzistuese me një program të ri buxhetor – industritë kreative. Kjo do të thotë se në propozim-buxhetin për vitin 2024 do të hapet program i ri me burime të veçanta financiare. Kushtet, rregullat dhe prioritetet e aplikimit për programin e ri të industrive kreative janë publikuar në ueb faqen”, tha ajo.

Kostadinovska-Stojçevska sqaroi se ai konkurs ka të bëjë vetëm me fushat dhe aktivitetet që janë pjesë e industrive kreative, dhe nuk përfshihen nga konkurset tjera dhe deri më tani nuk ka pasur mundësi të financohen.

“Industritë kreative bëhen një shtytës i rëndësishëm në ekonomi, krijojnë vende të reja pune, sjellin fitim, por janë edhe promovues të identitetit kulturor. Ngritja e programit të ri buxhetor që do të mbështesë industritë kreative është një investim në potencialin tonë intelektual dhe një tjetër mbështetje sistematike e industrisë së modës, sepse kreativiteti, inovacioni dhe origjinaliteti janë ajo që kulturën e ngre në piedestal”, tha ajo.

Ndryshime në konkursin e sivjetmë për financimin e projekteve me interes kombëtar dhe publik në kulturë ka edhe në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në tri fushat që më parë kanë qenë për të njëjtin aplikim – veprimtari të bibliotekave, veprimtaria të muzeve dhe trashëgimi kulturore jomateriale (mbrojtja e trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe audio-vizuale).

Kur bëhet fjalë për projekte të natyrës ndërkombëtare, për vitin e ardhshëm është paraparë mbështetje financiare për iniciativat dhe projektet në drejtim të avancimit të dialogut strategjik me SHBA-në, avancimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare të Iniciativës “Ballkani i Hapur”, si dhe projekte që janë në funksion të lidhjes me diasporën.

“Përparësi do të kenë edhe projektet që do të na promovojnë në qytetet – kryeqytete kulturore evropiane në vitin 2024, si dhe vendet kryesuese të BE-së vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Paraqitja në Konkursin për mbështetje financiare për projekte me interes kombëtar dhe publik në kulturë për vitin 2024 do të mundësohet deri më 6 nëntor.