Maqedoni

Jankullovska me 1 nëntor del nga burgu?!

Shpërndaje

Ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska më 1 nëntor do të lirohet me kusht. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në të cilin stad Jankullovska kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë. Nën masën e dënimit me kusht, Jankullovska do të jetë deri në shtator të vitit 2024, kur edhe i përfundon masa efektive e burgut të shqiptuar në shkallën e parë.

Në vitin 2020 Jankullovska u dënua me 4 vite burg për rastin “Tenk” përkatësisht prokurimin publik të Mercedesit prej 6oo mijë eurove. /Alsat.mk