Maqedoni

Kovaçevski: Sipas Kushtetutës zgjedhjet i shpall kryetari i Kuvendit

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite nga foltorja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet në vend i shpall kryetari i Kuvendit sipas afateve të caktuara me ligj dhe mandat të funksionarëve të zgjedhur.

“Zgjedhjet në këtë shtet sipas ligjit dhe Kushtetutës i shpall kryetari i Kuvendit në afate të caktuara në bazë të ligjit dhe mandatit të funksionarëve të zgjedhur. Kur flasim për zgjedhje, ju duhet të kujtoheni në atë kohë se zgjedhjet u organizuan ashtu si rastisnin rrethanat politike të partisë suaj dhe për këtë kishim zgjedhje parlamentare gati çdo vit ose çdo dy vjet, ndërsa ndonjëherë ndodhte kur një palë zgjedhje përfundonin në një vit dhe pas disa muajve të kishte zgjedhje të tjera”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen për zgjedhjet nga deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski.

Kryeministri theksoi se në Ministrinë e Drejtësisë ekziston grup i punës në të cilin marrin pjesë përfaqësues të partive politike përveç OBRM-PDUKM-së, ku po përgatiten ndryshimet e Kodit Zgjedhor në bazë të vërejtjeve të OSBE/ODIHR.

“Në Ministrinë e Drejtësisë ekziston grup i punës, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të partive politike, përveç OBRM-PDUKM. Për cilat shkaqe? Nuk e di. Kjo sipas gjitha gjasave është trashëgimi nga qasja të cilën partia juaj e kishte gjatë 11 viteve të përmendura kur ishin keqpërdorur edhe institucione, sistemi dhe ligjet dhe kur sipas vullnetit politik merreshin konkluzione, procese të cilat zbatoheshin. Aty bëhen ndryshimet në bazë të vërejtjeve të OSBE/ODIHR dhe shpresoj se do të dërgoni përfaqësues që të mund t’i shohin dhe t’i japin vërejtjet e tyre”, tha Kovaçevski.